OKB, gati për nji marrëveshje të re për ndalimin e armëve bërthamore!

Nji Komitet i Asamblesë së Përgjithshme të OKB’s, ka votue për fillimin e negociatave për nji marrëveshje të re që ka me ndalue armët bërthamore, përkundër kundërshtimeve të forta të fuqive botnore bërthamore.

Rezoluta e sponsorizueme nga Austria, Irlanda, Mexiko, Nigeria, Afrika Jugore dhe Brazili u votue me 123 vota për dhe 38 kundër, tue ba thirrje që negociatat për nji marrëveshje të re, me fillue në muejin Mars.

Ajo shpreh shqetësimet për “pasojat katastrofike njerëzore me përdorimin e cilësdo armë bërthamore”.

Katër nga pesë fuqitë bërthamore në Këshillin e Sigurimit – Britania, Franca, Rusia dhe SHBA – votuen kundër rezolutës ndërkohë që Kina abstenoi, sikur banë edhe Pakistani dhe India.

Kundërshtarët argumentuen se çarmatimi bërthamor duhet të adresohet mbrenda negociatave për Traktatin e Mospërhapjes së Armëve Bërthamore.