OKB ka me rinisë dergimin e ndihmave n’Siri

Kombet e Bashkueme kanë me rinis dergimin e konvojeve me ndihma në Siri.

Ato kanë ndalue operacionet të Hanën, mbas nji sulmi vdekjeprumës mbi nji mision të ndihmës.

Avionët rusë ose sirianë dyshohet se janë përgjegjës për këtë sulm që ka ndodh pranë Aleppos.

“Kamionët e ndihmave tash kanë  me kalue nëpër disa zona, por me kujdes dhe matuni”, tha për BBC i dërguemi i OKB’s për krizën në Siri, Staffan di Mistura.

Fuqitë ndërkombëtare kanë me diskutue sot në New York përpjekjet për paqe në Siri.

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, ka thanë të Martën se “e ardhmja e Sirisë mvaret nga nji fije”.