OKB kërkon zgjidhje urgjente nga Kosova e Serbia për të shpërngulunit

Tue u bazue në nji vizitë pesëditore në Kosovë e Serbi, nji ekspert i të drejtave të njeriut nga Kombet e Bashkuaeme ka kërkue nga Qeveria e Serbisë dhe ajo e Kosovës të gjejnë nji zgjidhje urgjente dhe të qëndrueshme, për qytetarët që janë shpërngulë gjatë luftës para 17 viteve.

“Nji zgjidhje e qëndrueshme për të shpërngulunit e mbrendshëm duhet me qenë nji opcion i hapun për ta dhe duhet me qenë diçka e shkëputun nga procesi politik”, ka thanë raportuesi special i Kombeve të Bashkuaeme për të drejtat e njeriut të personave të shpërngulun, Chaloka Beyani, në nji deklaratë të lëshueme nga zyra e Komisionerit të naltë për të Drejtat e Njeriut të OKB’s (OHCHR).

“U sugjeroj autoriteteve atje që të marrin parasysh urgjentisht kërkesat dhe të shohin nevojat e personave të shpërngulun mbrenda vendit”, ka thanë ai, tu ba me dije se nuk zgjidhet problemi vetëm me rikthimin në shtëpitë e tyne.

Simbas UNHCR janë ende ma shumë se 88 mijë persona që janë shpërngulë mbrenda vendit në Serbi dhe ma shumë se 16 mijë të tillë në Kosovë, e simbas këtij publikimi atyne duhet t’u gjendet nji zgjidhje e qëndrueshme.

Eksperti i OKB’s për të drejtat e njeriut shprehet gjithashtu i shqetësuem për kushtet, në të cilat jetojnë këta njerëz, sidomos ata që u takojnë komunitetit rom, ashkali dhe egjiptian.