OKB konstaton: Janë përdorë armët kimike në Siri

Dheta here janë përdorë armët kimike në luftën civile në Siri nga forcat ushtarake të Bashar al- Assad’it, kështu asht shkrue në raportin e hulumtuesve të Organizatës së Kombeve të Bashkueme.

Ky raport forcon raportet e maparshme të OKB’s, ku thuhet se me 4 Prill forcat e presidentit sirian kanë sulmue qytetin Kan Sheikhoun me sulme kimike tue vra 80 banorë.

“Forcat e qeverisë kanë vazhdue të përdorin armë kimike kundër civilëve, në zonat e opozitës. Në incidentet ma të randa, forcat ajrore siriane kanë përdorë gazin sarin në Khan Sheikhoun, tue vra dheta njerëz, shumica e të cilëve ishin gra dhe fëmi”, thuhet në raportin e Kombeve të Bashkueme.

Edhe pse Presidenti Assad i ka mohue sulmet me armë kimike, raporti nga hulumtuesit e OKB’s asht shkrue se deri tash janë 33 sulme të tilla.

Në këtë raport, po ashtu, asht thanë se nji aeroplan ushtarak e ka qitë gazin sirian.

Shperndaje në: