OKB miraton zyrtarisht Sekretarin e ri të Përgjithshëm

Kombet e Bashkueme e miratuen sot zyrtarisht Sekretarin e Përgjithshëm të organizatës, ish-kryeministrin e Portugalisë, Antonio Guterres.

Zoti Guterres ka me zavendësie në fund të këtij viti Sekretarin e Përgjithshëm të tashëm, Ban ki-Moon, i cili asht nga Korea. Ban ki-Moon e ka mbajt këtë detyrë që nga viti 2006.

67 vjeçari Guterres ka qenë Kryeministër i Portugalisë, gjatë viteve 1992 – 2002, dhe në periudhën 2005 – 2015 drejtoi agjensinë e OKB’s për refugjatët.

Guterres u shpreh për Zanin e Amerikës se pat hy në garën e kandidaturave për Sekretar të Përgjithshëm të OKB’s, mbasi dëshiron “me i krijue kushtet për zgjidhje” të sfidave globale.