OKB po tenton për ripërtrimjen e armëpushimit në Siri

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkueme ka kërkue me shpëtue armëpushimin në Siri mbasi SHBA ka njoftue se nuk ka me punue me Rusinë për nji gja të tillë por shpejt Rusia ka bllokue këtë përpjekje të OKB’s.

Franca dhe Spanja kanë kërkue miratimin e Këshillit për masa të cilat menjiherë do të ndalonin sulmet ajrore në Aleppo por Rusia ka thanë se kjo gja “nuk ka shancë me funksionue”.

I dërguemi i OKB’s për Sirinë, Staffan de Mistura ka thanë se “më vjen shumë keq” për dështimin e përpjekjeve diplomatike të SHBA’s dhe Rusisë për me ripërtri armëpushimin por ka shtue se ai ka me vazhdue me insistue në gjetjen e “zgjidhjes politike” dhe “asnjiherë nuk ka me braktisë njerëzit e Sirisë”.

 

Draft-rezoluta e OKB’s shpreh “zemërim për përshkallëzimin e dhunës dhe fushatave të intensifikueme në ditët e fundit të bombardimeve në Aleppo” dhe kërkon që “qeveria siriane me i dhanë fund bombardimeve, në mënyrë që të mundësojë dërgimin e ndihmave humanitare”.