OKB, sanksione të reja Koresë së Veriut, qe sa miliard ka m’i kushtue

Korea e Veriut ka me u perballe me sanksione të reja. Këshilli i Sigurimit të OKB ka miratue me shumicë votash masat e reja që synojnë me godite ekonominë e shtetit komunist.

Rezoluta, e hartueme si ndëshkim ndaj programit raketor të Penianit, ndalon eskportet dhe kufizon investimet në vendin e izoluem aziatik.

1 miliard dollarë në vit pritet t’i zbriten bilancit tregtar koreano-verior nga këto sanksione. Testet e raketave të muejve të fundit kanë shty fqijtë aziatikë dhe Shtetet e Bashkueme që të hartonin këtë rezolutë të re.