OKB: Spanja ka shkelë të drejtat e njeriut në Catalonia

Autoritetet spanjolle dyshohet se kanë shkel të drejtat e njeriut në përpjekjen e tyne për me pengue referendumin për pamvarësi të Catalonia’s, njoftuen vëzhguesit e të drejtave të njeriut të OKB’s.

David Kaye, raportuesi i OKB’s për lirinë e shprehjes dhe Alfred de Zayas, ekspert i OKB’s për demokracinë, theksoi arrestimet e politikanëve, akuzat kundër liderëve të protestave, bllokimit të faqeve të internetit dhe hetimet në banesë.

“Pamvarësisht joligjshmënisë së referendumit, autoritetet spanjolle kanë përgjegjësinë me respektue ato të drejta që janë thelbësore për shoqnitë demokratike”, thanë ekspertët në nji deklaratë.

“Masat për të cilat na po deshmojmë janë shqetësuese, sepse ato shkelin të drejtat themeltare të individit tue mbyt debatin publik”, shtuen ata.

 

Shperndaje në: