OKB: Sulmi ndaj shkollës në Siri mundet me qenë krim lufte

Sekretari i përgjithshëm i OKB’s, Ban Ki moon, ka sugjerue se nji sulm ajror në nji shkollë në perendim të Sirisë, me ç’rast u vranë 28 veta, përfshi 22 fëmi, mundet me qenë nji krim lufte, në kohën kur aktivistët sirianë dhe diplomatët perëndimorë kanë akuzue Rusinë dhe forcat sirane për sulmin.

Përmes nji deklarate për shtyp, Ban e dënoi sulmin mbi shkollën tue thanë se ai ishte “i qëllimshëm”, shkruejnë mediat ndërkombëtare.

Ministria e jashtme ruse ka mohue që forcat e saj apo edhe ato të qeverisë siriane janë përfshi në sulm, që u krye më 26 Tetor në provincën Idlib, në jugperëndim të Aleppos.

Avionë rusë dhe sirianë kanë goditë pjesë të Aleppos, tue provue që me i largue forcat rebele dhe luftarët ekstrmistë, dhe të dyja shtetet kanë deklarue fitore të mëdha strategjike në nji luftë civile që po zgjat afro gjashtë vjet. Siria asht aleate kyce e Moskës, që e furnizon me shumicën e armatimeve dhe përkrahje tjetër teknike derisa kryen sulme ajrore ndaj luftarëve të opozitës.