Oman, 18 të vdekun nga përplasja e autobusit

Ma s’paku 18 njerëz kanë vdek dhe 14 të tjerë janë plagos, kur nji autobus, me të cilin ishin tue udhëtu, u përplas me nji kamion, në pjesën qendrore të Omanit.

Lajmi u ba i ditun mëngjesin e së Martës, nga agjencia shtetnore ONA.

Aksidenti ndodhi në nji udhë lidhëse të distrikteve Ibri dhe Fuhud, ndërsa viktimat raportohet se vijnë nga disa vende të ndryshme.