Operacion anti-terrorizëm n’Romë. Arrestohen 2 shqiptarë mbështetës t’ISIS

Dy shqiptarë dhe nji tunizian janë arrestu në Itali si pjesë e nji operacioni antiterrorizëm.

Simbas mediave italiane, operacioni u zhvillu në Romë dhe dy shqiptarët e arrestuem janë nga Maqedonia.

Ata janë Vullnet Maqellara 41 vjet alias Carlito Brigande dhe Abdulla Kurtishi 26 vjet.

Bashkë me ta, asht arrestu edhe nji tunizian, Firas Barhoumi 29 vjet.

Tre t’arrestuemit planifikonin që të luftonin për të ashtuquajtunin Shteti Islamik.

Simbas informacioneve nga mediat italiane, tuniziani besohet se ka luftu ma parë n’Irak.

Hetimet e policisë italiane kanë nis Nandorin e vitit të kaluen dhe t’arrestuemve ju gjetën disa letra të shkrueme me dorë në gjuhën arabe dhe materiale të tjera.