Operacion i madh kundër drogës në Shqipni

Policia e Shtetit në Shqipni ka ndermarrë nji operacion të gjanë antikanabis në disa zona të vendit.

Simbas informacioneve të para janë mbi 300 forca policie të angazhueme në disa qarqe.

Operacionet masive në zonën e Shkodrës, Vlorës dhe Gjirokastrës, shtrihen në zonat e Dukagjinit, Lumit të Vlorës, Kurveleshit dhe Memaliajt.

Raportohet se janë disa të arrestuem.

Kështu, në rajonin e Vlorës asht prangos nji ndërtues dhe janë gjetë magazina për thamjen e kanabisit.

Në operacion janë të përfshimë forca të FNSH’s dhe të policive lokale.