Opozita: Arsimi ka dështue, s’ka ngritje të cilësisë

Opozita kritikon Ministrinë e Arsimit për përmbylljen e nji viti shkollor me mospërmbushje të premtimeve për ngritje të cilësisë. Në anën tjetër, MASHT’i fton opozitën për kritika me alternativa konkrete.

Opozita kosovare ka kritikue Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) për mospërmbushje të objektivave të saj në ngritjen e cilësisë në arsim. Anëtarë të Komisionit Parlamentar që janë nga opozita kritikojnë ministrin, Arsim Bajrami, se nuk ka përmbushë premtimet e dhana për përmirësim të cilësisë në arsim.

Ndërsa, kabineti i ministrit, Arsim Bajrami, i ka quejtë të mirëseardhuna kritikat, por jo siç janë shprehë zyrtarë të këtij dikasteri – boshe dhe të paargumentueme, shkruen sot gazeta ‘Zeri’.