Opozita asht e bashkueme. Normaliteti kthehet mbas zgjedhjeve!

Mbas hedhjes së gazit lostjellës në Kuvend, deputetët e Opozitës kanë mbajt nji konferencë për media nga holli i organit legjislativ.

Daut Hardinaj nga AAK ka thanë se populli e ka dhanë verdiktin me 17 Froe për këtë mazhorancë dhe për legjitimitetin e tyne.

Deputeti i Levizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka thanë se subjektet opozitare janë bashkë në qëllimet e tyne.

“VV, AAK dhe Nisma janë bashkë ishim bashkë, opozita e bashkueme do vazhdojë bashkë për qellimet e përbashkëta përballë kësaj mazhorance”, tha Selimi.

Ai ka thanë se kanë me vazhdue normalitetin mbas zgjedhjeve të lira, nuk mund të sillemi normal me nji mazhorancë dhe parlament jo normal.