Opozita çon Thaçin në Kushtetuese

Ashtu qysh paralajmroi në mëngjes në Kryesinë e Kuvendit, deputetja e VV’s Aida Dërguti, se Opozita ka me dërgue dosjen e zgjedhjes së Thacit, në Gjykatën Kustetuese, ashtu edhe ndodhi.

 

Opozita e bashkueme në orët e mbaditës iu drejtuen Gjykatës Kushtetuese ku edhe dorëzuen dosjen, në të cilat janë rendit disa nga pikat që ata i cilësojnë jo Kushtetuese, për zgjedhen e Presidentit të Ri, Hashim Thacit.

 

Ndërsa, vetë Kryetari i Kuvendit, tha sot se asht e drejt e opozitës që me dergue çashtjen e zgjedhjes së Presidentit në Gjykatën Kushtetuese, dhe simbas tij kjo gjykatë ka me vulosë tanë debatin e opozitës.

 

Megjithatë, kërkesa e Opozitës u dorëzue dy orë me vonesë, që i bie 20 minuta para se me përfundue orari i punës së Gjykatës Kushtetuese.