Opozita dorëzon kërkesën në Kushtetuese, qe çka konsiderojnë ata shkelje (Dokument)

Deputetët e tri partive opozitare VV, AAK dhe Nisma, e kanë dërgue kërkesën për shqyrtimin e kushtetutshmënisë së votimit të Hashim Thaçit, President.
Ata pretendojnë se në votimi për President në seancën e 26 Frorit 2016, janë ba shkelje procedurale dhe materiale.
Kërkesa në Gjykatën Kushtetuese u dorëzue nga deputetët Bali Muharremaj, Aida Dërguti dhe Enver Hoti.
Aida Derguti tha se nji nga shkeljet që opozita i konsideron si të tilla, asht prania e 120 deputetëve në sallë, këtu tue pasë parasysh edhe dorëzimin e mandatit nga Ramush Haradinaj, janë gjithsej 119.
Shpesh herë vendimet e Gjykatës Kushtetuese kanë qenë të pakënaqshme, por kësaj here po e testojmë prapë këtë gjykatë”, ka thënë Dërguti.
Megjithatë, kërkesa e tyne u dorëzue dy orë me vonesë, që i bie 20 minuta para se të përfundojë orari i punës së Gjykatës Kushtetuese.

 

kerkesa