Opozita e ban gati Thaçin për Gjykatën Kushtetuese

Atë që e tha para disa ditëve kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, të njajten e tha sot edhe paraardhësi i tij Albin Kurti.

Qe të dy mendojnë se zgjedhja e Thaçit asht jo Kushtetuese dhe se mbrenda kësaj partie asht tue u diskutue vetëm data se kur ka me u dorëzue kjo landë në Gjykatën Kushtetuese.

Përvec, mosdijes së datës për Gjykatë, Kurti nuk kishte datë as për protestën e radhës.

Të gjitha këto komete Kurti i bani në nji konferencë të organizueme në zyrën e selisë së VV’s, tue kërkue lirimin urgjent të deputetit Visar Ymeri dhe deputetëve aktivistëve tjerë të kësaj Lëvizje.

Simbas tij gjyqësia e Kosovës e ka prioritet persekutimin e Vetëvendosjes e jo drejtësinë.

Kryetari i Vetëvendosjes asht shoqnue sot në polici për rastin e konfliktit me deputetin e PDK’s, Bekim Haxhiu.