Opozita e don shkarkimin e tij, Qeveria ja ka trefishue rrogen

Kërkesave të opozitës për shkarkimin e Murat Mehës, Qeveria e Kosovës i asht kundërpërgjigjë me rritje trefish të pagës së tij, përkatësisht nga 5770 euro në vit, në 16200. Ai këtë vit i ka deklarue edhe dy parcela të reja toke dhe ma shumë pare të gatshme në banka.

Murat Meha, i cili asht kritikue ma së shumti për humbjen e mija hektarëve tokë të Kosovës gjatë shejimit të vijës kufitare me Malin e Zi, e ka rritë këtë vit pasuninë edhe me dy parcela të reja toke, si rezultat i trefishimit të pagës së tij nga Qeveria e Kosovës.

Shefi i Agjencisë Kadastrale të Kosovës, simbas formularëve të deklarimit të pasunisë, në vitin 2015 ka deklarue pagë vjetore prej 5770 eurosh, ndërsa sivjet paga e tij i asht rritë në 16200, apo rreth 10.500 euro ma shumë se nji vit ma parë./Zeri