Opozita e ndame në formën e protestës ndaj Demarkacionit

opozita

Asht marrëveshja që ma së shumti ka ngjallë polemika të ashpra midis partive në pushtet dhe atyne opozitare.

Ndonëse asht paralajmërue disa herë nga partitë e koalicionit se i kanë votat, Demarkacioni u tërheq pak para momentit të votimit, tue paralajmërue se prapë ka me u risjellë në Kuvend.

E me ardhjen e sërishme të kësaj marrëveshje, subjekti ma i madh opozitar, Lëvizja Vetëvendosje ka paralajmërue se ka me sjell prapë gazin e protestat.
Kështu asht shpreh deputeti i VV’s, Driton Çaushi në emisionin Rrokum Roll.
Por, AAAK dhe Nisma për Kosovën jane te bindun se kane me rrxue këtë marrëveshje prapë, përmes argumenteve.

Ndërsa, Albana Merja nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike thotë se asht koha që politikanët të vendosin se a asht pushteti ma i randësishëm apo e ardhmja europiane.

Analisti Driton Selmanaj thotë se duhet të arrihet sa ma parë nji koncensus në mes partive qeverisese.

Qeveria e Kosovës ka paraljmrue se ka me procedue këtë marrëveshje në Kuvend, me fillimin e sesionit të ri vjeshtor.

E për ratifikimin e saj duhen së paku 80 vota, nga 120 deputetët e legjislativit./Rrokum.TV