Opozita e ndame, por a bashkohet në protestë!

Tri partitë opozitare, VV, AAK dhe NISMA, e kanë hap mundësinë e organizimit të protestave të përbashkëta për me i kundërshtue marrëveshjet për Demarkacionin me Malin e Zi dhe Asociacionin e Komunave me shumicë Serbe.

Këtë e ka pohue edhe Sekretari i partisë “Nisma për Kosovës”, Bilall Sherifi në nji prononcim për Gazetën Blic.

Simbas tij, Nisma ka qenë e gatshme edhe ma herët për nji gja të tillë.

“Nisma në vazhdimësi ka thanë që do të mbështesë çdo protestë nga kushdo që organizohet kundër dy marrëveshjeve të damshme dhe të papranushme”, ka thanë Sherifi.

Tue u nis nga ky parim, simbas Sherifit, “Nisma për Kosovë” nuk ka me hezitue asnjiherë për me i mbështetë protestat kundër Demarkacionit me Malin e Zi.

E hapun për bashkëpunim në organizimin e protestave asht deklarue edhe AAK.

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK’s, Teuta Haxhiu në nji deklaratë për media ka thanë se edhe partia e saj ka me mbështetë çdo protestë që thirret për me i kundërshtue këto dy marrëveshje për të cilat thonë se janë në dam të Kosovës.

Edhe VV asht e gatshme me i bashkue ‘forcat’ me dy partitë tjera opozitare, AAK dhe NISMA për organizimin e protestave kundër dy marrëveshjeve.

Mbi këtë vlerësim asht shpreh zadhanësi i VV’s, Frashër Krasniqi në nji deklaratë për media.