Opozita e pret Princin Charles me protestë!

Perfaqësuesit e opozitës kanë zgjedh ditën e Shtunë, 19 Marsin, për me organizu nji paraprotestë në sallën 1 Tetori.

Opozita asht mobilizu që këtë sallë me mbush përplot me protestues, që do të kerkojnë rrximin e Qeverisë.

Vetëm pak metra ma larg, Princi Charles i Wellsit do të ketë takime të shumta në Prishtinë, në vizitën e dytë të tij në Kosovë, ku do të shoqnohet edhe nga Dukesha e Cornwall.

Ambasadori britanik në Kosovë tashma ka konfirmu se Princi do të jetë me 18 dhe 19 Mars në Kosovë, me zhvillue shumë aktivitete.

Princi pritet të takojë edhe presidenten Jahjaga, për t’ju informu ma shumë lidhun me punën e Këshillit Kombëtar për të mbijetuemet e dhunës seksuale, që udhëhiqej nga ajo.

Ndonëse data e vizitës së tij ka qarkullu nepër vend tash e disa javë, opozita ka vendos që pikërisht në këtë datë të organizojë protestën e tyne kundër Qeverisë./republika.info/