Opozita: Gjetjet e Komisionit – për nevoja të Presidentes!

Opozita e bashkueme ka dale me nji deklaratë të përbashkët rreth rezultatit të komisionit ad-hoc për Demarkacion, ku simbas rezultateve të ekspertëve botnor del se nuk rezulton asnji shkelje ligjore.

Në dekalratën e opzoitës thuhet se që me krijimin e Komisionit asht shprehë skeptike, për shkak se aty nuk kishte asnji ekspert vendor dhe se po punonte me të njajtën metodologji të komisionit paraardhës.

Prandaj edhe rezultatet janë të njajta me komisionin paraardhës, – thuhet në reagimin e opozitës.

Opozita thekson se gjetjet e këtij komisioni janë ba për nevoja të Presidentes së Republikës dhe si të tilla nuk munden me pasë reflektim në domosdoshmëninë e korrigjimit të vijës kufitare me Malin e Zi.

Simbas opozitës, Kufijtë e Kosovës mundet me i caktue vetëm nji Komision kredibil shtetnor i Kosovës, i cili mundet me pasë edhe ekspertë ndërkombëtarë, e që ka me shfrytëzue dokumenta valide, metodologji adapte të punës dhe të dhana shkencore, por kurrsesi nji grup prej tre personave prej të cilëve vetëm njani asht ekspert i fushës, kurse dy të tjerët janë diplomatë.

 
Komunikata e plotë:

Opozita e Bashkuar, që me krijimin e komisionit të ri për demarkacionin me Malin e Zi ka shprehur skepticizmin dhe kundërshtimin e saj, për shkak se ky komision nuk përmbante asnjë ekspert vendor dhe në anën tjetër, kishte përcaktuar që metodën e punës ta kishte të njëjtë me atë të komisionit paraprak. Një komision që nuk përmbanë ekspertë vendorë dhe që ka metodë të njejtë me komisionin e kaluar, nuk kishte se si të sillte rezultate të ndryshme nga ai.

Opozita e Bashkuar vlerëson se të gjeturat e këtij ekipi ndërkombëtarë, për vlerësimin e punës së Komisionit Shtetëror të Kosovës për demarkacionin e kufirit me Malin e zi, janë vlerësime që janë bërë për nevojat e Presidentes dhe si të tilla nuk mund të kënë reflektim në domosdoshmërinë e korrigjimit të kufirit me Malin e zi.

Kufijtë e Kosovës mund t’i caktojë vetëm një Komision kredibil shtetëror i Kosovës, i cili mund të ketë edhe ekspertë ndërkombëtarë, që do të shfrytëzojë dokumenta valide, metodologji adapte të punës dhe të dhëna shkencore, por kurrsesi një grup prej tre personave prej të cilëve vetëm njëri është ekspert i fushës kurse dy të tjerët janë diplomatë.
Kufiri i Kosovës me Malin e zi është në Çakorr dhe në Kullë të Zhlepit, dhe pavarësisht vlerësimit të tre ekspertëve ndërkombëtar, demarkacioni i kufirit me Malin e zi, nuk është i pranueshëm për opozitën dhe qytetarët dhe do të kundërshohet pa kompromis. Mbi 205 mijë qytetarë kanë nënshkruar kundër këtij demarkacioni dhe vullneti i tyre nuk është marrë parasysh as nga presidentja e as nga ky ekip.

Argumentet e paraqitura nga ky ekip ndërkombëtarë se demarkacioni me Malin e zi është një proces legal e ku nuk ka pasur shpërputhje ndërmjet dy komsioneve shtetërore, nuk qëndrojnë, sepse edhe në një proces legal, e ku nuk ka as shpërputhje, mund të bëhën zgjidhje jolegale, siç ka ndodhur me rastin e Kosovës me Malin e Zi.
Kosova nuk ka territore për të falur dhe tërësinë e saj territoriale do ta mbrojmë pavarësisht vendimeve të tilla.