Opozita harxhon gazin e fundit lotsjellës

Seanca plenare e Kuvendit të Kosovës, si gjithmone, filloi më nji orë vonesë.

Nga ana tjëtër Gjykata Themelore u kishte dhanë leje deputetëve të dënuem me masa sigurie, Fisnik Ismaili dhe Ismajl Kurteshi, Donika Kadaj-Bujupi, që me marrë pjesë në këtë seancë.

Në hapje të seancës nga kryetari Kadri Veseli, opozita nisi me i ra tavolinave për me ndalue fjalimin e tij.

Megjithatë, kjo nuk e pengoi ish-Kryetarin e Pejes, Ali Berisha, që me ba betimin e deputetit të ri të Kosoves, të cilin e lexoi kryeparlamentari Veseli.

Ky i fundit i uroi fat në angazhimin e tij si deputet.

Por opozita ishte ma e disponueme dhe ma e vendosun se kurrë për më pengue seancën.

E kësaj radhe për gazin lotsjellës në Kuvend u kujdes me e futë deputetja e VV’s Besa Baftiu, derisa guximin për me ndezë atë, e mori kolegu që ishte ulë pranë saj, Sali Salihu.

Mbas hedhjes së gazit lotsjellës, seanca u ndërpre për 10 minuta.

Deputeti i VV-s, Rexhep Selimi, tha se me hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend, u dëshmue uniteti i opozitës.

Edhe Deputeti i AAK’s, Daut Haradinaj, konfirmoi unitetin e opozitës për me pengue punën e Kuvendit dhe për me kundërshtue qeverisjen aktuale të koalicionit PDK-LDK. Ai tha se këto aksione kanë me vazhdue derisa në arritjen e qëllimit: largimin e Qeverisë dhe zgjedhjet e reja me deputetë të rinj në Kuvendin e Kosovës.

Mbasi deputetet dolën jashtë seancës, në hollin e Kuvendit ndodhi nji përplasje mes Rexhep Selimit dhe sigurimit. Derisa opozita mbeti pa gaz, sigurimi insistonte me e kontrollue deputetin Selimi, i cili iu drejtua atyre me fjalët: Nuk guxoni me m’prekë. Keni punë me mue!

Mbas pauzes, në krye të Kuvendit ishte nënkryetari Xhavit Haliti, por deputeti i opozitës Sali Salihu edhe për të dytën herë gjuejti gaz lotsjellës në seancë.

Por kësaj radhe seanca nuk u ndërpre, mbasi Kuvendi ka leshue ventilatorët të cilët e larguen gazin mbrenda pak minutave.

Vetëm tre deputetë diskutuen jashtë rendit të ditës, Alma Lama për memorialin Heroinat, Nuredin Ibishi për sigurinë në trafik si dhe Labinote Murtezi për përfshimjen e ma shumë femnave në rifomrmatimin e Qeverisë.

E Alma Lama ishte gjithashtu e vetmja deputete që kishte dy pyetje parlametare: për ministrin e Arsimit në lidhje me kthimin nga Serbia të librave shqip për nxanësit e Preshevës, si dhe për ministrin e Mbrendshëm, për pezullimin e dy policiëve në Prizren, të cilët kishin gjobitë nji funksionar të naltë të Qeverisë.

Mirëpo gjatë përgjigjeve të Ministrit të Mbrendshëm, Skënder Hyseni, disa deputetë të opozitës i drejtuen dritën lazerike të kuqe në ftyrë.

E ministri e perfundoi fjalën tu’ e injorue këtë gjest të opozitës.

Mirëpo deptuetët e opozitës bllokuen foltoren e Kuvendit, tu’ kërkue me iu dhanë fjala Ismail Kurteshit.

Ai përmendi në fjalën e tij edhe skanerin e ri që ka porositë Kuvendi, që simbas Kurteshit, duhet me u përdorë për korrupsionin e jo për deputetët e opozitës.

Edhe pse e morën fjalën në “besë” të nënkryetarit Xhavit Haliti, deputeti tjetër i opozitës, Mytaher Haskuka hodhi ujë në drejtim të Kryeministrit Mustafa, e menjiherë mbas kësaj, opozita e lëshoi sallën.

Mbas kësaj situate, jo pa irritim, fjalën e mori Kryeministri i vendit, Isa Mustafa, i cili tha se si Kryeminsitër, nuk mundet me qenë cak i sulmit të kurrkujt.

Ai adresoi kritika për Policinë e Kosovës dhe për sigurinë e Kuvendit, që simbas tij¸duhet me krye ma mirë punën e tyne.

Ndërkaq, për veprimet në seancë, deputeti i Vetëvendosjes, Salih Salihu, u arrestue mbrenda Kuvendit, e kjo çoi në reagimin zyrtar të Vetëvendosjes.

Përveç Salihut, në polici asht shoqnue edhe deputeti tjetër I VV, Mytaher Haskuka, ky I fundit, për ujin ndaj Kryeministrit.

Mbas kësaj, seanca i ka vazhdue normalisht punimet me pikat e rendit të ditës, përfshi edhe shkarkimin e nji anëtari të Bordit të Organit Shqyrtues të Prokurimit.

Kuvendi miratoi ligjin për gazin natyror, për rregullatorin e energjisë, për rregullat e komunikacionit rrugor si dhe për mjekësinë ligjore.

Ndërkaq, Kuvendi miratoi edhe Programin Kombëtar për Zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizimit-Asociimit, që parasheh Përmbushjen e detyrimeve të MSA, përafrimin e legjislacionit kombëtar me atë të BE’s, si dhe zbatimin e tij.

Me kaq, seanca i ka ndërpre punimet, për me vazhdue t’Martën, me 15 Mars.