Opozita: Komision parlamentar për hetimin e vdekjes së Deharit

Janë organet përgjegjëse ato që zotohen për hetimin e drejtë të rastit, derisa nga ana tjetër asht edhe opozita ajo që kërkon formimin e nji komisioni parlamentar për këtë çashtje.

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK’s, Pal Lekaj ka thanë për Indeksonline, se organet e drejtësisë duhet me qenë transparente, dhe vdekja e të riut të sqarohet drejtë dhe mirë.

“Organet duhet me qenë transparente dhe në këtë drejtim duhet me sqarue drejt dhe mirë. Asht tragjedi si për familjen, për vendin ashtu edhe për drejtësinë në Kosovë. Kjo iniciativë duhet të ndërmerret së pari nga LVV dhe familjarët”, ka thanë Lekaj.

Ndërsa, deputetja e “Nisma për Kosovën”, Valdete Bajrami, konsideron se rasti duhet me u hetue dhe njiherit edhe të respektohen kërkesat e familjes së Deharit.

“Ky rast asht nji tragjedi që duhet gjithsesi me u hetue, krejt çka për momentin duhet ba asht të respektohet kërkesa e familjes së të ndjerit”, tha Bajrami për Indeksonline.

Ndërkaq, Rexhep Selimi nga Lëviza Vetëvendosje, pa dasht folë shumë për rastin, ka thanë se gjithsesi që vdekja e Deharit duhet me u hetue.

“Gjithsesi, por që asht herët me folë për rastin”, ka thanë ai shkurt për Indeksonline.