Opozita kundërshton Kryeminisitrin Mustafa për takim në Tetor

isa - ramushi

Opozita kosovare mbetet e ndame në shumë qëndrime, por sa i përket ratifikimit të Demarkacionit, ata deklarojnë se kanë me kundërshtue edhe ma tej.

Ata kundërshtojnë edhe paralajmërimin e kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, i cili mbramë në RTK deklaroi se bashkë me kreun e PDK’s, Kadri Veselin në fillim të Tetorit kanë me ftue opozitën për nji takim në lidhje me Demarkacionit.

Vetëvendosje e quen të panevojshme këtë ftesë. Frashër Krasniqi nga ky subjekt tha për lajmi.net se edhe ma herët kanë deklarue se këto përpjekje janë të panevojshme.

Ai thotë se Vetëvendosje nuk ka ndryshue qëndrim për këtë çashtje.

“Konsiderojmë se Demarkacioni asht punë e kryeme dhe kthimi i tij në pikën zero asht zgjidhja. S’ka koncensus e kurrfarë luhatje qëndrimi në këtë”, tha Krasniqi për lajmi.net.

Nga ana tjetër, edhe kryetari i degës së AAK’s në Prishtinë, Avni Arifi thotë se nëse kryeministri, Isa Mustafa dhe kreu i Kuvendit, Kadri Veseli bajnë ftesë për takim me qëllim që të fillohet nji proces i ri i Demarkacionit, ky kishte me qenë nji veprim i duhun për nji zgjidhje permanente dhe të qëndrueshme.

AAK vlerëson se Demarkacioni asht tërheqë nga Kuvendi më 1 Shtator ngase, pozita nuk i ka votat për ta kalue.

“Por, nëse ftesa e tyne ka të bajë me ndonji përpjekje të tyne që në mënyrë dinake të procedojnë versionin egzistues, atëherë përgjigja e AAK dihet. Versioni Meha asht i vdekun që nga momenti ku në mungesë të votave të deputetëve asht tërheqë nga kuvendi nga vet Kryeministri Mustafa”, thotë ai.

Lidhun me këtë paralajmërim të kryeministrit Mustafa, NISMA për Kosovën ende nuk ka marr vendim nëse ka me ju përgjigjë pozitivisht asaj.