Opozita mblidhet sot. A do këtë protesta?

Tri partitë opozitare kanë paralajmëru për sot nji konferencë për media.

Konferenca asht caktue të mbahet mbasdite n’orën 15:00.

Nuk dihet ende saktë se cila do të jetë çashtjet kryesore me të cilën opozita do të merret.

Megjithatë, mediat kanë raportu se dy janë temat kryesore që pritet të shtjellohen.

Pritet që njana të jetë njoftimi i opozitës për çuemjen në Gjykatën Kushtetuese për të kontestu mënyrën e zgjedhjes së Hashim Thaçit si President i Republikës.

Nji paralajmërim të tillë e ka dhanë dje edhe Riza Smaka nga AAK për Rrokum Roll, i cili madje tha se sot opozita pritet ta dergojë rastin në gjykatë.

Ndërkohë, lajmi tjetër mund të jetë paralajmërimi i datës së radhës për mbajtjen e protestës.

Gazeta Epoka e Re tue u thirrë në burime të saj raporton se opozita ka caktu datën 19 Mars si ditë të protestës së radhës.
Konferenca e partive opozitare do të mbahet sot në sheshin ‘Skënderbeu’ në Prishtinë.