Opozita mundet me u përfshi në bisedime me Beogradin ‘vetëm nëse ndërrohet formati’

Subjektet opozitare në Kosovë mund të përfshihen në procesin e bisedimeve politike ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, që po zhvillohen me ndërmjetësimin e Bashkimit Europian, “vetëm nëse ndërrohet formati i bisedimeve”.

Kështu thonë disa zyrtarë të partive opozitare në përgjigje të deklaratave të shefes se Zyrës së Bashkimit Europian në Kosovë, Nataliya Apostolova, e cila, në nji takim me zyrtarë të Qeverisë së Kosovës, ka shtrue nevojën e përfshimjes së opozitës në këtë proces.

Kosova dhe Serbia kanë fillue dialogun për normalizimin e marrëdhanieve me lehtësim të Bashkimit Europian që prej vitit 2011 dhe në të paktën dy vitet e fundit asnji përfaqësues i opozitës nuk asht përfshi në ekipin negociator të Kosovës.