Opozita në “armëpushim” deri sa të çohet në Kuvend ratifikimi i Demarkacionit

opozitaa

Partitë opozitare nuk kanë me protestue në rrugë për me i kundërshtue dy marrëveshjet e Gushtit 2015, deri në periudhën kur Qeveria e dërgon në Kuvend për ratifikim Marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi. Në ditën kur Demarkacioni pritet me u ratifikue, krahas kundërshtimit në Kuvend, opozita kërcënon edhe me protesta masive napër rrugë.

Partitë opozitare, “Vetëvendosje”, AAK dhe “Nisma”, edhe pse të pakoordinueme ndërmjet vete, doket se i kanë dhanë vetes nji “armëpushim” deri në kohën kur koalicioni qeverisës ka me “kontrabandue” në Kuvend Marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi për ratifikim.

Qeveria e Kosovës ende nuk ka ba të ditun se kur planifikon me çue këtë çashtje në Kuvend. Zyrtarë qeveritarë kanë thanë se, kjo çashtje ka me përfundue gjatë muejve të verës, madje ata e kanë caktue Qershorin si muejin vendimtar të ratifikimit. /Zëri/