Opozita në Shkup: Kryetari i Shkupit përgjegjës për viktimat dhe damet

Para seancës së këshillit të qytetit të Shkupit, gjatë së cilës parashtrohen pyetjet e këshilltarëve, LSDM’ja opozitare akuzoi kryetarin e Shkupit, Koce Trajanovski se edhe pse e ka ditë se unaza nuk asht ndërtue deri në fund në pjesën e kanaleve të kanalizimit, bashkë me Nikolla Gruevskin e kanë lëshue në përdorim.

“Pse asht lëshue në përdorim unaza kur asht ditë se nuk kanë përfundue punimet me kanalet e kanalizimit. Pse lejuen që bashkë me Nikolla Gruevskin mbas tetë vjetesh të humbin jetën 23 njerëz të pafajshëm. Koce Trajanovski asht drejtpërdrejt përgjegjës edhe për viktimat edhe për damet”, deklaroi Damjan Mançevski – LSDM.

Trajanovski doli me kundërpërgjigje se tenderi për ndërtimin e unazës si dhe fillimi i ndërtimit ka qenë në kohën e LSDM’s.