Opozita nesër nuk merr pjesë në seancë!

Partitë politike opozitare, Levizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmëninë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën, të Martën nuk do të marrin pjesë në vazhdimin e seancës plenare.

Adonis Tahiri zyrtar për media në Vetëvendosje i ka thanë Rel, se nëser asht vetëm vazhdimi i seancës nga java e kalueme, kështu që qendrimi për të leshue mbledhjen mbetet i njajtë.

“Na si opozitë e bashkueme javën që shkoi e bojkotuem këtë seancë, me arsyetimet që i dha deputeti Ismajl Kurteshi. Prandaj, meqë nesër vazhdon e njajta seancë, qendrimi jonë ndaj kësaj seance mbetet i njajtë”, ka thanë Tahiri.
Kurse n’Aleancën për Ardhmëninë e Kosovës thonë se tashma AAK, ka qendrim të qartë për me u distancu nga Kuvendi i Kosovës.

Muharren Nitaj anëtar i kryesisë së AAK’s, thotë se deputetët e AAK’s refuzojnë të marrin pjesë në nji kuvend ku nuk mund të ushtrohet mandati i tyne në përputhje me Kushtetute dhe dinjitetin njerëzor të deputetëve.