Opozita njizani: Nuk kthehemi n’Kuvend, veç nëse…

Tri partitë opozitare, Lëvizja Vetëvendosje, AAK dhe Nisma për Kosovën, përfundimisht kanë vendosë që mos me u kthye në Kuvend gjatë këtij mandati, me përjashtim të rasteve, siç thonë ata, kur trajtohen çashtje të veçanta.

Opozitarët vazhdojnë me konsiderue bojkotimin e punës së Kuvendit si formë të duhun për me kundërshtue Qeverinë “Mustafa”, të cilën ata e konsiderojnë shkelëse të Kushtetutës.

Kështu, përfaqësuesit e opozitës bajnë të ditun se, kanë me u kthye në Kuvend vetëm në kohën kur në rend dite ka me qenë ratifikimi i Marrëveshjes për Demarkacionin e Kufirit me Malin e Zi, në mënyrë që me bllokue ate marrëveshje, të cilën e konsiderojnë të damshme për Kosovën.