Opozita nuk i shkon në takim sot Presidentit Thaçi

Opozita ka vendosë që përsëri m’i thanë jo ftesës së Presidentit të vendit Hashim Thaçi, për me bisedue për reformën zgjedhore.

Takimi asht thirrë nga Presidenti Thaçi për sot, por për opozitën konsiderohet jo e sinqertë kjo ftesë dhe ka vendosë sërish mos me ju përgjigjë.

Simbas tri partive opozitare, Vetëvendosje, AAK dhe Nisma, e vetmja mundësi kur opozita ka me u ulë në tryezë me presidentin për me bisedue për këtë çashtje, asht mbas caktimit të datës së zgjedhjeve.

Ditë ma parë Thaçi kishte thirrë edhe nji takim të tillë, por as në atë takim nuk ka shkue opozita.