Opozita nuk ka me marrë pjesë në hartimin e statutit të Asociacionit

Liderët institucionalë janë të vendosun për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe, i cili, simbas tyne, ka me u ba krejtësisht simbas Kushtetutës së Kosovës. Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministri Isa Mustafa, kanë deklarue se shumë shpejt ka me u themelue komisioni, i cili ka me hartue statutin e Asociacionit, mbas të cilit edhe ka me u funksionalizue Asociacioni.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, edhe nji dit ma parë tha se me ligjin për ratifikim të marrëveshjes së parë ndërkombëtare Kosova ka marrë për obligim me themelue këtë Asociacion.

“Asociacioni ka me u themelue në harmoni të plotë me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës”, deklaroi mes tjerash kryeministri. Madje, Mustafa e Thaçi kanë paralajmërue që në Komisionin që ka me hartue statutin e ASK’s, kanë me u përfshi tana palët, përfshi edhe opozitën.

Por, kategorikë kundër themelimit të Asociacionit janë partitë opozitare, të cilat thonë se kanë me kundërshtue në çdo mënyrë.

Zadhënësi i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Frashër Krasniqi, thotë për gazetën “Zëri” se nuk ka asnji kuptim që me u themelue kurrfarë komisioni për hartimin e statutit të Asociacionit, sepse s’ka nevojë për themelimin e AKS’s.