Opozita nuk shkon me folë me kryeministrin Mustafa për Demarkacionin

isa - ramushi

Kreu i Qeverisë së Kosovës, Isa Mustafa gjatë ditës së sotme i ka ftue në dialog rreth çashtjes së Demarkacionit, përfaqësuesit e partive opozitare në vend.

Por, dy partitë opozitare AAK, e NSMA për Kosovën nuk duen të ndigjojnë hiq për thirrjet e Mustafës.

I kontaktuem nga Gazeta Express, deputeti nga radhët e AAK’s, Daut Haradinaj, asht shprehë se kjo parti nuk ka me marrë pjesë në takimin e thirrun nga Isa Mustafa.

“Na mendojmë që takimi me Kryeministrin ka përfundue. Deputetët e Parlamentit të Kosovës e kanë fjalën tash e jo ma Kryeministri. Vet Mustafa duhet të tërhiqet nga ajo marrëveshje”, ka thanë Haradinaj.

Ndërkohë, Zafir Berisha nga NISMA për Kosovën, ka thanë për Express, se në takim me Mustafën kanë me shkue vetëm nëse ai ofron ndonji alternativë tjetër rreth çashtjes së Demarkacionit, në të kundërtën nuk marrin pjesë.

“Nuk i komentojmë deklaratat e Mustafës. Edhe nëse banë ftesë na kemi me analizue përmbajtjen e saj. Na nuk shkojmë në takim që t’i ndigjojmë muhalifet e tij. Jemi në anën e qytetarëve, ne këtë mënyrë nuk e votojmë Demarkacionin me asnji çmim”, ka thanë Mustafa.