Opozita: Nuk takohemi me Presidentin Thaçi për reformën zgjedhore

Partitë opozitare LVV, AAK, dhe Nisma për Kosovën, ditë ma parë refuzuen takimin e parë që thirri presidenti Hashim Thaçi, për me diskutue reformën zgjedhore. Opozita vazhdon me pasë qëndrim të njajtë, tue thanë se sa i përket kësaj çashtje nuk kanë me pranue as edhe nji takim me Thaçin.

Deputeti i VV’s, Rexhep Selimi, thotë se nuk kanë me shkue në takim për asnji reformë zgjedhore.

“Ai nuk asht president për neve, edhe në raste ma të thjeshta ai nuk asht president për mënyrën e zgjedhjes. Ai as që asht dasht me ba ftesa të tilla,”, ka thanë Selimi.

Nga ana tjetër, Pal Lekaj nga AAK, thotë se tash nuk asht koha për reforma zgjedhore marrë parasysh që vendi asht në krizë.

Ai ka thanë se presidenti i vendit duhet me thirrë që vendi me shkue në zgjedhje dhe jo me thirrë për reforma.

“Sa i përket qëndrimit e kemi thanë se na nuk kemi me shkue në takim të presidentit për asnji reformë zgjedhore, përveç atëherë kur e banë shtetin me shkue në zgjedhje. Kosova asht në krizë dhe në këtë rast reforma i jep hapësinë kësaj qeverie”, ka thanë Lekaj për Indeksonline.

Kurse, Valdete Bajrami nga Nisma, konsideron se Thaçi nuk përfaqëson unitet dhe se këtë iniciativë duhet me ndërpre.

“Thaçi tashma e dinë besoj se edhe atë ftesë që e bani ditë ma parë nuk i shkoi ashtu siç ai kishte dasht, por edhe nëse banë ftesë prapë na kemi me ju pergjigje njajtë, ashtu siç vepruem ma parë”.