Opozita paralajmëron: Po u ringjall Demarkacioni persëri kemi me ndalue!

Marrëveshja për demarkacionin ka me u rikthye muejin e ardhshëm në Kuvend.

Kështu kanë paralajmërue zyrtarë të Qeverisë, perfshi edhe kryeministrin Isa Mustafa, mbasi simbas tyne opozita me Listën Serbe e kanë bllokue këtë proces, e bashkë më të edhe liberalizimin e vizave.

Partia ma e madhe opozitare Vetëvendosje i sheh absurde këto akuza, tue theksue se asht Qeveria ajo që ka deklarue se Demarkacioni si kusht për liberalizim të vizave asht nji padrejtësi, shkruen lajmi.net

“Nji Qeveri e zhytun në krim e korrupcion asht e kuptueshme që nuk sjellë as viza, e as integrime”, ka thanë Shkodran Hoti, zadhanës i Vetëvendosjes.

Simbas tij, Qeveria po e pamundëson daljen nga kriza, tue dasht me ringjallë nji marrëveshje e cila ka vdek më 1 Shtator.

Ndërsa simbas NISMAS për Kosovën, kushti kryesor për liberalizim të vizave ka qenë dhe vazhdon me qenë lufta kundër krimit të organizuem dhe korrupcionit.

Sekretari i kësaj partie, Bilall Sherifi ka theksue se Qeveria për deshtimet e veta po përpiqet me i hedhë fajin opozitës.