Opozita po bahet gati për protestën e 26 Marsit

Opozita e bashkueme asht mbledhë sot në Prishtinë për me i ftue edhe njiherë publikisht qytetarët në protestën e paralajmrueme me 26 Mars.

Ky tubim, si edhe të tjerët e opozitës, nisi me publikimin e videove të përfaqësuesve t’pushtetit, t’cilët në mënyrë të përsëritun e të vazhdueshme kanë garantue se asnjana prej marrëveshjeve për t’cilat opozita po preston nuk e kanë shkelë kushtetutën.

E këtij numri reltavisht të madh të të pranishmve iu drejtuen liderët opozitarë, t’cilat njizani u banë ftesë që me ardhë në protestën e të Shtunës së ardhshme.

E vecanta e këtij organizimi të opozitës, ishte se të pranishmve u janë drejtue edhe njerëz të profileve të ndryshme.

Fjalën e morën nji qytetar i Mitrovicës së Veriut, nji studente si dhe aktori i mirënjohun kosovar, Çun Lajçi që recitoi nji poezi kushtue njanës prej kauzve të opozitës, asaj të vijës kufitare me Malin e Zi.