Opozita po bahet prapë bashkë

opozita

Zyrtarë të tri partive opozitare, LVV, AAK dhe Nisma, nuk e përjashtojnë mundësinë e bashkimit për me kundërshtue ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi, i cili simbas partive qeveritare ka me ndodhë mbrenda dy muejve.

Çashtja e demarkacionit me Malin e Zi ka gjasa me i ba prapë bashkë partitë opozitare Lëvizjen Vetëvendosje, Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismën për Kosovën.

Këtë mundësi nuk po e përjashtojnë zyrtarë të këtyre tri partive. Afrimit të mundshëm mes LVV-së, AAK-së dhe Nismës po i kontribuojnë deklaratat e zyrtarëve qeveritarë, simbas të cilëve, ratifikimi i marrëveshjes për demarkacionin ka me u ba në Kuvendin e Kosovës mbrenda dy muejve të ardhshëm.

Zadhënësi i Vetëvendosjes, Frashër Krasniqi, tha për KALLXO.com se protesta e ardhshme mundet me u organizue në bashkëpunim edhe me partitë e tjera opozitare.

“Vetëvendosje gjithmonë ka qenë e hapun që me organizue protesta në bashkëpunim me cilin do që ka qenë i interesuem me kundërshtue padrejtësitë në Kosovë. Na kemi me organizue protesta edhe ma të fuqishme dhe ma masive në rast se, Qeveria synon me ringjallë demarkacionin me Malin e Zi dhe ‘Zajednicën’”, deklaroi Krasniqi.

Mundësinë e ribashkimit të opoztiës nuk e kanë mohue as Bilall Sherifi nga Nisma për Kosovën dhe Pal Lekaj nga AAK.