Opozita proteston sot, pa Vetëvendosjen

aaknismaa

Dy partitë opozitare Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën, sot kanë me organizue protestë gjithëpopullore kundër Qeverisë së Kosovës.

Liderët e këtyne dy partive, dje në nji konferencë për media kanë thënë se, protesta ka me qenë ma e madhja që nga mbaslufta.

Haradinaj dhe Limaj u kanë ba thirrje qytetarëve të Kosovës që me u bashkue në këtë protestë.
Asht hera e parë mbas shumë muejve që AAK dhe Nisma organizojnë protestë, pa Lëvizjen Vetëvendosje.
Kjo e fundit, e cila bashkë me AAK-në dhe Nismën për disa muej përbanin opozitën e bashkueme nuk i asht përgjigjun dy partive ma të vogla opozitare për protestë.

Ndërkohë, AAK dhe Nisma kanë nënshkrue nji koalicion parazgjedhor.
Protesta ka me fillue në orën 14, në sheshin “Skënderbeu” dhe asht paralajmërue që me qenë paqësore.