Opozita: Të bashkuem deri në zbrapsjen e shkelësve të Kushtetutës. Protestat vazhdojnë

Kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri gjatë conferences për media tha se ka nji kohë që Kuvendi nuk po funksionon si i tillë, e këtë e dëshmoi edhe me sjelljet e sotme ndaj deputetëve të opozitës, të cilët i përjashtoi.

“Pas nxjerrjes së deputetëve, Kuvendi vazhdoi me votimin, ku e votoi Thaçin për President. Ky nuk mund të jetë President, u ba me intervenim të dhunshëm fizik karshi deputetëve e qytetarëve. Sot Kosova e ka në maje nji njeri, i cili nuk kishte me qenë këtu pa përkrahjen e Serbisë. Asht nji proces që e ka thellue edhe ma shumë krizën dhe e ka rritë iritimin e qytetarëve të Kosovës”, tha Ymeri.

Kontrabandimi i sotëm i dhunshëm veç sa e shton dëshirën me luftue këtë regjim, i cili po bahet gjithnji e ma autoritar, shtoi Ymeri.

“Rezistenca jonë nuk ka me u ndalë por veç ka me u shtue Në asnji mënyrë kjo nuk e zmbraps arsyen tonë, por vetëm e shton atë”, ka theksuar Ymeri.

Ndërsa për heqjen e tendave, Ymeri tha se ndërhymja brutale e policisë ka qenë e dhunshme dhe e paarsyetueme.

E i pari i AAK’s Ramush Haradinaj tha se ka disa muej që zani opozitar asht forcue.

“Gjatë këtij kundërshtimi të gjithë na e kemi pasë vëmendjen te gjendja e shtetit, te kapja e shtetit, te korrupsioni, mungesa e investimeve, papunësia, gjendja e randë në rend e ligj. Qeveria Mustafa-Thaçi ka dështue edhe në politikën e jashtme dhe kjo asht dëshmue edhe me mosantarësimin në UNESCO dhe në njohjet e Kosovës nga shtetet e botës”, tha ai.

Për Haradinajn shkelësit e Kushtetutës e graduen sot veten ma naltë, por kjo s’asht rritje por barrikadim, sepse qysh tha ai, ndëshkimi i qytetarëve ka me ardh nji ditë.

“Na jemi të vendosun tme vazhdue deri në zmbrapsjen e këtyne që e kanë kap shtetin. Sot Thaçi e ka pasë edhe nji mundësi që të ndihmoj klientelën e vet që mos me thellue edhe ma shumë krizën në vend”, shtoi Haradinaj.

Ndërsa kryetari i Nismës për Kosovën Fatmir Limaj tha se deputetët sot, në vend se ta çonin vendin në zgjedhje, ju nënshtruen presionit për votimin e Thaçit President dhe e thelluen edhe ma shumë krizën në Kosovë.

Simbas tij, sot lajm i keq asht se Kosova jo që po del nga kriza, por asht thellue edhe ma shumë në krizë politike.

“Sot Kosova e sidomos koalicioni Qeverisës provuen të shkojnë deri në fund tue e zgjedh për President ni njeri, i cili ishte ideator i kësaj gjendje në të cilën jemi tani, nji shkelës të Kushtetutës. Na kemi me vazhdue aktivitetin tonë, kauzën tonë për me i rritë shpresat e qytetarëve për ndryshim dhe jam i bindun se ndryshimi ka me ardh shumë shpejt shpejt”, tha Limaj.

Simbas tij, kauza e opozitës asht ba lëvizje qytetare
“Nga sot Kosova asht fut edhe ma shumë në krizë politike”, ka thanë Limaj.