Orët e fundit para zgjedhjeve në SHBA, gara zhvillohet e ngushtë

Kur na ndajnë vetëm disa orë nga Dita e Zgjedhjeve në Shtetet e Bashkueme, fushatat e republikanit Donald Trump dhe demokrates Hillary Clinton, janë tue shprehë besim dhe optimizëm lidhun me rezultatin e garës presidenciale të së Martës. Siç njofton korrepondenti i Zanit të Amerikës Michael Bowman, edhe pse anketat ma të fundit kallxojnë se Hillary Clinton udhëheq garën në shkallë kombëtare me nji diferencë të vogël nga rivali i tij, rezultati mundet me u përcaktue nga pjesëmarrja në votime në rreth 12 shtete të pavendosuna.

Në përpjekjet e minutës së fundit për me sigurue vota, Donald Trump, dy ditët e fundit ka pasë nji ngarkesë të madhe – të Diellën ai vizitoi 5 shtete të ndryshme – ndërsa Hillary Clinton, për me ju dhanë energji përkrahësve të saj pati mbështetjen e njerëzve të famshëm, si kangëtarja e muzikës pop Katy Perry, apo Presidenti Barack Obama.

“Po i përkushtohemi me gjithë zemër dhe me energjitë tona fazës përfundimtare të këtyne zgjedhjeve, për këtë kemi nevojë për ndihmën tuej.”- tha zoja Clinton.

“Nëse i fitojmë zgjedhjet e 8 Nandorit dhe arrijmë me pas137 shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve dhe në Senat, ma në fund mundemi me realizue ndryshimin që meriton populli amerikan.”- tha Donald Trump.

Përfaqësuesit e të dyja fushatave thonë secili, se presin me dalë fitues të Martën:

“Nuk ka dyshim, që gjatë ditëve të fundit Donald Trump ka sigurue mbështetje të madhe. Pra, jemi mjaft mirë.”

“Jemi mjaft mirë, kemi sigurue mjaft mbështetje. Kemi nji punë të madhe përpara dhe nji milion vullnetarë në të gjithë vendin, të cilët punojnë për neve.”