Organizata ekstremiste “Obraz” e ndalueme në Serbi, defilon lirshëm në Kosovë

Derisa disa qytetarë serbë të Kosovës dje janë mbledhë në Gazimestan për me shenue përvjetorin e betejës së humbun nga Perandoria Osmane që njihet si “Vidovdan”, e pranishme ishte edhe organizata ekstremiste “Obraz” e cila asht e ndalueme me veprue në Serbi.

Kështu ka thanë kryetari i Partisë Fjala, Gëzim Kelmendi.

Simbas tij, vërtetë pjesëmarrja e kësaj organizate ekstremiste asht e papranueshme për shtetin dhe institucionet tona.

“Por, për çudi institucionet tona sot heshtën, heshtën edhe partitë politike dhe liderët politikë. Marre e madhe. Na si Parti FJALA respektojmë çdo qytetar të Kosovës pamvarësisht përkatësisë fetare dhe kombëtare, por nuk respektojmë organizatat ekstremiste që promovojnë dhunën dhe nxitin urrejtje ndërfetare dhe ndërkombëtare”.