Organizatat e dala nga lufta s’janë pjesë e shënimit të Epopesë

Organizatat e dala nga Lufta e UÇK’s, me anë të nji njoftimi bajnë të ditun se nuk janë pjesë e Këshillit Organizues për shënimin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilën e organizon Qeveria e Republikës së Kosovës, për shkak të qysh thuhet “papërgjegjësisë dhe vonesave rreth organizimit”.
Organizatat e dala nga Lufta e UÇK-së, si çdo herë do të bëjnë organizimet në nderim të Epopesë së UÇK-së, në Prekaz dhe nëpër Komunat e Kosovës, duke përfshirë homazhet me datën 6 mars prej orës 10:00, me datën 7 mars në natën e zjarreve prej orës 18:00, si dhe me aktivitete të tjera”, thuhet ma tej në njoftim.