Organizohet panairi ndërkufitar i punësimit Kosovë-Mali i Zi

Agjencioni i Përkrahjes së Punësimit në Kosovë organizon Panairin ndërkufitar të Produkteve Bujqësore, Ndërmarrësisë dhe Punësimit.

Panairi organizohet në kuadër të projektit të Programit për Bashkëpunim ndërkufitar Mal i Zi-Kosovë: “Aktivitetet e Përbashkëta për Punësim të Qëndrueshëm”, projekt ky i financuem nga Bashkimi Europian.

Panairi paraqet kontakt të drejtpërdrejtë ndërmjet punëdhanësve dhe të papunëve në fushën e bujqësisë në rajonin ndërkufitar me Malin e Zi.

Në këtë panair, kanë me marrë pjesë 30 ndërmarrës nga Kosova dhe 20 nga Mali i Zi. Pjesëmarrësit kanë me u informue në lidhje me tregun e punës, me nevojat e punëdhanësve dhe mundësitë e punësimit të papunëve në kultivimin dhe përpunimin e bimëve mjekësore dhe frutave malore.

Panairi ka me u mbajt në Hotel “Dukagjini” në Pejë.