‘Oriku’ shqiptar, pjesë e operacionit të NATO’s në Egje (video)

Anija Oriku dhe ekuipazhi i saj, që disa ditë ma parë, ishin pjesë e operacionit të pshtimi të dy persona në det, të cilët mandej u akuzuen nga Policia e Kufinit Durrës për kalim të paligjshëm të kufinit shtetnor, kanë me qenë pjesë e operacionit të NATO’s në Detin Egje, për nji vit.

“Oriku dhe ekuipazhi i saj e kaluan provën më të rëndësishme me shpëtimin e dy jetëve pak ditë më parë. Kjo anije dhe 21 ushtarakë shqiptarë, për 1 vit rresht do të jenë pjesë e operacionit të NATO-s në Detin Egje”, shkruen sot ministrja e Mbriojtjes së Shqipnisë Mimi Kodheli në Facebook, tue postue edhe videon e maposhtme.