OSBE e denon fuqishëm sulmin ndaj RTK’s!

Shefi i Misionit të OSBE’s në Kosovë, Jean-Claude Schlumberger, dhe përfaqësuesja e OSBE’s për Lirinë e Medias, Dunja Mijatovic, kanë denue sot, sulmin e mbramshëm në mjediset e Radio Televizionit të Kosovës në Prishtinë.

“Jam i tmerruem nga sulmi ndaj RTK’s në kohën kur kishte ende njerëz që punonin mbrenda ndërtesës. Ky duket të jetë akt frigësimi dhe e denoi atë në mënyrën ma të fuqishme. Ky asht sulm ndaj nji institucioni të randësishëm publik dhe ndaj lirisë së shprehjes,” tha ambasadori Schlumberger.

“U baj thirrje organeve për zbatim të ligjit që të hetojnë këtë rast sa ma shpejt që të jetë e mundun dhe të sjellin autorët para drejtësisë,” shtoi ai.

Ndërsa, Mijatovic tha se ky asht nji sulm i pastër në median e lirë dhe në shoqninë në tanësi.