OSBE: Ende s’ka marrëveshje për mënyrën e zgjedhjeve serbe në Kosovë

OSBE asht tue mbajtë konsultime intensive lidhun me organizimin e zgjedhjeve parlamentare të Serbisë në territorin e Kosovës, ka thanë zadhanësi i këtij misioni, Senad Sabovic.
“Jemi në konsultime intensive dhe presim që shumë shpejtë të gjendet nji zgjidhje që asht në përputhje me Prishtinën e Beogradin”, tha Sabovic.

Ai ka shtue se ka informacione për gadishmëninë e Prishtinës dhe Beogradit zyrtar që procesi zgjedhor të zbatohet nën organizimin e OSBE, dhe se ky mision asht i gatshëm me respektue këtë marrëveshje.

Kryeministri Isa Mustafa, të Mërkurën kishte thanë se zgjedhjet serbe në Kosovë kane me u organizue në qendra të grumbullimi dhe jo në vendvotime.