OSBE: Filloi seminari 10 ditësh për gazetarë

Nji shkollë 10 ditëshe e gazetarisë e organizueme nga Misioni i OSBE’s në Kosovë, për afër 20 të ri nga pjesa veriore e Kosovës, ka fillue sot në Mitrovicën e Veriut.

“Për shoqnitë demokratike asht madhore që me pase gazetarë të arsimuem mirë, që janë të aftë për me raportue në mënyrë objektive, faktike dhe të pamvarun”, tha Christopher Teutsch, drejtor i Departamentit për demokratizim të Misionit të OSBE’s në Kosovë, dhe shtoi se asht po ashtu me randësi që të rive ambiciozë me iu mundësue arsimi, për me pase karrierë në gazetari.

“Me këtë aktivitet, Misioni i OSBE’s synon me i ndihmue mediat në pjesën veriore të Kosovës, për me i forcue kapacitetet njerëzore dhe me fuqizue ofrimin e pluralizmit informativ te publiku”, tha Teutsch.