OSBE ka me vlerësue zbatimin e Kodit të ri të Procedurës Penale

Misioni i OSBE’s në Kosovë ka me prezentue sot nji raport që vlerëson zbatimin e Kodit të ri të Procedurës Penale. 

Raporti thekson çashtje që lidhen me zbatimin e Kodit të Procedurës Penale në Kosovë që nga hymja e tij në fuqi më 1 Kallnor 2013 dhe jep rekomandime se si me u përmirësue praktika e sistemit të drejtësisë tue garantue kështu ma fuqishëm të drejtën në gjykim korrekt.  

Ngjarjes kanë me ju adresue me fjalë rasti, Shefi i Misionit të OSBE’s në Kosovë, Jean-Claude Schlumberger, Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, U.D Kryetare e Gjykatës së Apelit, Tonka Berisha, Kryesuesi i Këshillit Prokurorial, Blerim Isufaj, dhe Kryesuesi i Odës së Avokatëve, Osman Havolli.