OSBE raporton për zgjedhjet serbe në Kosove

osce.jpg

Simbas Misionit të OSBE’s në Kosovë, zgjedhjet parlamentare serbe në Kosovë kanë përfundue në mënyrë të rregullt.
Kështu tha zadhanësi i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë (OSBE) të Misionit në Kosovë, Senad Sabovic.
“OSBE kishte personel në çdo njësi ku po vazhdonte procesi, i cili ishte i trajnuem dhe kishte instruksione të qarta”, tha për Tanjug Saboviq.

Pa elaborue detajisht, Sabovic tha se personeli i OSBE’s ka reague në disa raste gjatë këtij procesi, tue shtue se intensiteti i parregullsive ishte aq i vogël sa nuk mundi me i damtue zgjedhjet serbe në Kosovë.

“Mbas mbylljes së Qendrave të Votimit, kutitë e votimit janë marrë dhe janë dërgue në Rashkë dhe Vranjë, në Serbinë Qendrore, të cilat ma mbas i janë dorëzue Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Serbisë për numërim”, tha ai.

Simbas tij, fakti që procesi zgjedhor u organizue në bazë të modelit të OSBE nuk e ban procesin të parregullt, sepse ky proces u organizue simbas modeleve të ngjashme me atë të vitit 2012 dhe të vitit 2014.

Simbas OSBE, 47 mijë e 500 votues nga 106 mijë e 94 të regjistruem, kanë ushtrue të drejtën e tyne për votë të Diellen, ku fituese doli Partia Progresive Serbe me 69.09% të votave.